image Sërish shifra të larta në SHBA, del bilanci i të vdekurve me koronavirus në 24 orët e fundit

Botë

Botë/ Sërish shifra të larta në SHBA, del bilanci i të vdekurve me koronavirus në 24 orët e fundit

news image

Shifrat e reja ditore të vdekjeve nga koronavirusi në SHBA mbeten ende të larta. Në 24 orët e fundit në SHBA humbën jetën 1.255 persona duke e çuar në 94,702 numrin total sipas Johns Hopkins University.

Por në krahasim me një ditë më parë ku ishin 1.561 të vdekur, shifrat janë ulur. Ndërsa të infektuar me koronavirus në vendin më të goditur nga pandemia janë 1,577,287 persona.

Më shumë se 5 049 390 raste infektimi dhe 329 799 të vdekur janë regjistruar deri më sot në 196 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i epidemisë. Ndër këto raste, të paktën 1 867 800 sot konsiderohen të shëruar./ Gazeta Sinjali/