image Sërish numër i madh i rasteve me COVID-19 në Shqipëri

Shqipëri

Sërish numër i madh i rasteve me COVID-19 në Shqipëri

news image

Njëmbëdhjetë pacientë me COVID-19 humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, 140 u raportuan se u shëruan, ndërsa 507 persona të tjerë rezultuan të infektuar.

Kështu, totali i viktimave në Shqipëri nga COVID-19 ka shkuar në 590 (2.28% e totalit të rasteve).

Autoritetet thanë se ditën e fundit u kryen 2,384 teste – në laboratorë publikë dhe privatë, 520 teste, prej së cilave rezultuan pozitivë 507 persona.

Me rastet e reja totali ka shkuar në 25,801 persona të cilët janë infektuar në Shqipëri.

Ndërsa, 140 persona u deklaruan së fundmi të shëruar sipas ministrisë së Shëndetësisë, duke e çuar totalin në 12,493 persona (48.4% e rasteve totale) që kanë mundur ta mposhtin infeksionin që prej muajit mars.

Aktualisht të paktën 12,718 persona (49.2% e rasteve totale) mbeten ende mbartës të virusit, prej tyre 363 ndodhen të shtruar në spitale – 18 në terapi intensive.

Tirana (6,229 raste), Durrësi (1,094 raste) dhe Fieri (971 raste) janë qarqet më problematike për sa i përket pandemisë. /Gazeta Sinjali/