Të dhënat e fundit rreth të infektuarve me koronavirus në SHBA, tregojnë shifër të lartë të rasteve të reja, ku sipas Universitetit “Johns Hopkins”, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 56 mijë e 750 raste pozitiv me COVID-19.
Kështu, numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi i ri në shtetin më të goditur nga pandemia shkoi në mbi 3.8 milionë persona, shkruan “CNN”.
Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 372 të vdekur dhe shifra e përgjithshme e viktimave shkoi në mbi 140 mijë e 900.
SHBA-ja vazhdon të mbeten bindshëm në vendin e parë në botë në listën e shteteve më të prekura pasi kanë mbi 3.83 milionë persona të infektuar. Në vendin e dytë është Brazili.
Ekspertët thonë se shifrat e vërteta janë më të larta, sepse ka pasur njerëz që kanë vdekur para se të testohen dhe se personat me simptoma të lehta nuk janë testuar fare.
Për ta bërë një krahasim të situatës, më 15 qershor në ShBA ishin regjistruar më pak se 20 mijë raste të reja për 24 orë./ Gazeta Sinjali/