image Serie A ka një lider të ri, Interi merr vendin e parë

Futboll

Itali/ Serie A ka një lider të ri, Interi merr vendin e parë

news image

Pasi qëndroi gjatë prapa Juventusit, Interi sot ka arritur të ngjitet në vendin e parë në tabelën e Serie A.

Lautaro Martinez me dy gola (’16, ’41) ia ka dhuruar fitoren e madhe zikaltërve në fitoren me rezultat 2:1 kundër Spalit të Etrit Berishës. Për Spalin golin e vetëm e shënoi Valoti në minutën e 50-të të ndeshjes, shkuran Gazeta Sinjali.

Interi ka arritur ta shfrytëzojë për mrekulli barazimin e Juventusit kundër Sassuolos, që u ndal në shtëpi me rezultatin 2:2.

Në anën tjetër, edhe Milani ka marrë tri pikë të plota në udhëtim te Parma.

Ndeshja e zhvilluar në “Stadio Ennio Tardini” u mbyll në favor të Milanit me rezultat 0:1, me golin e shënuar nga Theo Hernandez në minutën e 88-të. /Gazeta Sinjali/