image Seria e Samsung Galaxy Note20 tani edhe në tregun kosovar

Telefona

Seria e Samsung Galaxy Note20 tani edhe në tregun kosovar

news image

Samsung Galaxy Note20 ka arritur në tregun kosovar më 21 gusht.

Pajisjet më të fuqishme Note deri më tani janë Galaxy Note20 dhe Galaxy Note20 Ultra, qëllimi i të cilave është të sigurojnë një përvojë modern të përdoruesit.

Seria e Galaxy Note20 ju lejon të merreni me angazhimet private dhe të punës  në çdo kohë, kudo. Përveç dizajnit mahnitës, këto pajisje janë të pajisura me mjete të dobishme, të tilla si S Pen i avancuar, Samsung Notes, tastierë Book Cover dhe maus Bluetooth-i.

Gjithashtu seria e re Note20 vjen me tre kamera, i cili është i pajisur me një kamerë me kënd ultra të gjerë 12 MP, kamera me kënd me gjerësi 12 MP dhe kamera telefoto 64 MP, ndërsa Galaxy Note20 Ultra vjen me një kamerë me kënd ultra të gjerë 12 MP, kamera me kënd të gjerë 108 MP dhe kamera telefoto 12 MP.

“Së fundmi Samsung prezantoi pesë pajisje të ekosistemit Galaxy të dizajnuara për punë dhe argëtim dhe ajo që na bën veçanërisht të lumtur është lansimi i serive Galaxy Note20. Këto pajisje funksionojnë në mënyrë perfekte së bashku për ta bërë më të lehtë jetën tonë të përditshme, të punojmë më shpejt dhe me efikasitet, dhe në fund të fundit na lënë më shumë kohë për të dashurit. Ato janë gjithashtu një shembull i një teknologjie të jashtëzakonshme që funksionon si një kompjuter dhe ofron një përvojë të vërtetë të lojërave”, tha Pavle Zobundžija, Drejtor i Komunikimeve në Samsung Electronics Adriatic.

Seria e re Galaxy NOTE20 është krijuar për të përmbushur nevojat specifike të tregut të sotëm të smartphone-ve falë një eksperience superiore të ekranit, kamerës dhe lojrave. /Gazeta Sinjali/