image Seri shpërthimesh në Turqi, ja sa viktima dhe të lënduar kanë mbetur nga plasja e fishekzjarreve

Botë

Seri shpërthimesh në Turqi, ja sa viktima dhe të lënduar kanë mbetur nga plasja e fishekzjarreve

news image

Një seri shpërthimesh në një fabrikë fishekzjarrësh në Turqinë veri-perëndimore ka shkaktuar 2 viktima, 70 të lënduar, si dhe ka bllokuar më shumë se 150 persona.

Zyrtarët lokalë thonë për agjencinë e lajmeve “Anadolu”, se shërbimet e emergjencës nuk kishin mundur ta mbërrinin menjëherë në ndërtesë për shkak të shpërthimeve. Shpërthimet në Hendek, mund të dëgjoheshin dhjetëra kilometra larg.

Një re e errët tymi ngrihej mbi fabrikë dhe agjencia e katastrofave e qeverisë e cilësoi shpërthimin një aksident industrial. Zyrtarët thanë se 150-200 persona punonin në fabrikë në kohën e shpërthimit.

Kryebashkiaku lokal konfirmoi se pjesa më e madhe e tyre ia kishin dalë mbanë të largoheshin pas shpërthimeve që nisën rreth orës 11:15 minuta.

Dhjetëra zjarrfikës dhe pjesëtarë të skuadrave të shpëtimit u angazhuan në vendngjarje./ Gazeta Sinjali