image Serbia pritet të ndajë 36 banesa pa leje për serbët në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë

Kosovë

Serbia pritet të ndajë 36 banesa pa leje për serbët në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë

news image

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. Puna e parë që do të bëjë është të ndajë 36 banesa të reja për çiftet e reja serbe në Mitrovicë të Veriut.

Sipas njoftimit nga Radio Kontakt, banesat janë në rrugën “Luj Braja” në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut, ku banojnë edhe shqiptarët.

Banesat ndahen nga i ashtuquajturi organ i përkohshëm i Mitrovicës së Veriut, që në fakt është organ komunal paralel i atij të zgjedhur me ligjet e Kosovës.

Konkursi për ndarje të banesave për çiftet me mbi 10 vjet bashkëjetesë, është hapur tetorin e shkuar nga organi paralel i Mitrovicës së Veriut. Do të ndahen gjithsej 96 ndërtesa, të ngritura me fonde të Qeverisë së Serbisë dhe pa leje të organeve shtetërore të Kosovës.

/Gazeta Sinjali/