Situata e tensionuar Ukrainë-Rusi, Serbia porosit sasi të mëdha ushqimi.
Duke folur gjatë një debati të drejtpërdrejtë në TV Prva të premten, Vuçiq tha se autoritetet porositën 30 milionë kilogramë kripë dhe një milion kilogram bizele dhe fasule, si dhe 30 milionë kilogramë miell dhe qumësht pluhur.
“Në një kohë kur e gjithë bota pret në mënyrë histerike që diçka të ndodhë mes Rusisë dhe Ukrainës, nuk mund të pretendoni se asgjë nuk po ndodh”, tha presidenti serb.
Vuçiç shtoi gjithashtu se furnizimet nuk janë siguruar ende.