image Serbia po e sheh si provokim vendosjen e flamujve të Shqipërisë në Kllokot

Politikë

Serbia po e sheh si provokim vendosjen e flamujve të Shqipërisë në Kllokot

news image

Vendosja e flamujve të Shqipërisë përgjatë rrugëve të Kllokotit për nder të 28 Nëntorit, po shihet si provokim nga autoritetet e Serbisë.

E ashtuquajtura Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë ka reaguar duke thënë se “është përpjekje për të frikësuar popullin serb”.

“Flamujt shqiptarë nuk kanë çfarë të kërkojnë pranë shtëpive të serbëve, e Kishës së Shën Pjetrit e Palit, prandaj ky ‘dekorim’ i papërshtatshëm nuk mund të interpretohet ndryshe veçse si provokim dhe një hap tjetër drejt krijimit të ‘Shqipërisë së Madhe’”, thuhet në reagimin e të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë.

“Shqiptarët kanë të drejtë të festojnë festat e tyre, por është e pavend kur e bëjnë këtë në zona të banuara me serbët. U bëjmë thirrje shqiptarëve në Kosovë të mos e përdorin Ditën e Flamurit të Shqipërisë për thellimin e hendekut ndëretnik dhe për të frikësuar dhe provokuar serbët”.

/GazetaSinjali/