image Serbia nis prodhimin e ilaçit që përdoret kundër Covid-19

Rajon

Rajon/ Serbia nis prodhimin e ilaçit që përdoret kundër Covid-19

news image

Serbia ka filluar ta prodhojë ilaçin “Hlorokin”, i cili ka dëshmuar të jetë më i efektshmi në luftimin e pandemisë Covid-19.

Substanca mbërriti në Serbi dje dhe ilaçi do të jetë në përdorim që nga e marta, shkruan Alo.

Galenika prodhoi 372 mijë tableta dhe siç njoftoi drejtori i RFZO, Sanja Radojeviq Skodriq, shteti do të sigurojë sasi të mjaftueshme dhe në këtë mënyrë ne do të jemi gati për vjeshtë.

Ajo shtoi se duhet të parashikohet situata kur bëhet fjalë për blerjen e ilaçit, të kihet kujdes që të mos blihen shumë, dhe të skadojë në rast të një situate më të lehtë, dhe, nga ana tjetër, shteti duhej të përgatitej për situata si në Itali.

“Hlorokin” është një ilaç i vjetër që përdoret kundër malaries, por është gjithashtu një nga ilaçet e rëndësishme në trajtimin e sëmundjeve malinje.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nëpërmes një postimi në Instagram, njoftoi se prodhimi i ilaqit “Hlorokin” ka filluar në fabrikën e “Galenikës”.