image Serbia fut veriun në karantinë, Qeveria e Kosovës thotë se është e përfshirë në situatën emergjente

Kosovë

Serbia fut veriun në karantinë, Qeveria e Kosovës thotë se është e përfshirë në situatën emergjente

news image

Qeveria në detyrë e Kosovës ka thënë se Ministria e Shëndetësisë është e përfshirë plotësisht në situatën emergjente në Komunën e Mitrovicës Veriore dhe Zveçanit, për futjen në karantinë të të cilave Gazeta Sinjali raporti mbrëmë.

“Ministria e Shëndetësisë është plotësisht e përfshirë në situatën e emergjente të shëndetit publik në komunën e Mitrovicës Veriore dhe Zveçan. Ministri Vitia është në komunikim të rregullt dhe të vazhdueshëm me kryetarët dhe autoritetet përgjegjëse në këto komuna”, ka thënë Kryeziu për Kohën.

Ai ka shtuar se po ballafaqohemi me një krizë shëndetësore për çka të gjitha institucionet e përfshira janë në koordinim të ngushtë që ta tejkalojmë ketë krizë sa më parë që është e mundur dhe sa më pak dëme.

“Ky virus nuk njeh racë e as nacionalitet prandaj trajtimi i tij mbi këtë bazë konsiderojmë se as nuk është i mundur e as nuk duhet të bëhet. Qeveria vazhdon të jetë e përkushtuar në implementimin e të gjitha masave të marra ndaj Covid-19. Këto masa kanë për qëllim ruajtjen e shëndetit të të gjithë qytetarëve pa dallim”, ka thënë Kryeziu.

Gazeta Sinjali raportoi se me vendim të Serbisë, dy komunat e Kosovës, Mitrovica Veriore dhe Zveçani janë futur në karantinë si dhe rreth 200 qytetarë në 5 komuna të vendit janë detyruar të izolohen me urdhër nga Beogradi.

Ky vendim është marrë dy ditë më parë, me ç’rast është lëshuar urdhri që Mitrovica Veriore dhe Zveçani të futen në karantinë dhe të izolohen 210 qytetarë nga disa komuna të Kosovës./Gazeta Sinjali/