image Serbia ekspozon armët kineze, reagojnë nga kabineti i Osmanit: Po rrezikohet paqja

Siguri

Serbia ekspozon armët kineze, reagojnë nga kabineti i Osmanit: Po rrezikohet paqja

news image

Shefi i stafit të presidencës së Kosovës, Blerim Vela, e ka ngritur me shqetësim armatosjen e vazhdueshme dhe të pandalshme të shtetit serb. Ai, sot ka reaguar ndaj ekspozimit në Serbi të armatimit kinez.

Ekspozimi i këtij armatimi këtë të shtunë, ka nxitur shqetësime të shumta edhe te zyrtarë ndërkombëtarë.

Vela ka thënë se militarizimi i shpejtë i Serbisë është duke e rrezikuar paqen në rajon.

“Serbia publikisht ekspozoi sistemin antiraketor kinez FK-3 me rreze të gjatë veprimi. Serbia është i vetmi vend në Evropë që ka pranuar dhe po operon me një sistem të tillë kinez. Serbia është duke u armatosur me shpejtësi dhe duke e rrezikuar paqen në rajonin tonë”, ka shkruar Vela përmes Twitter-it.

/GazetaSinjali/