Vëmendje të madhe mori lajmi se kompania franceze “Daso Avièche” është në negociata me qeverinë serbe për blerjen e 12 avionëve të tipit Rafal, të cilin e ka raportuar e përditshmja franceze “La Tribune”.
Nëse arrihet një marrëveshje, do të ishte marrëveshja më serioze e armëve për Serbinë në historinë e saj, thekson bashkëbiseduesi i EuronewsSerbia.
Sipas “La Tribuna”, qeveria serbe është në negociata me kompaninë franceze për blerjen e 12 avionëve të rinj “Rafal”, dhe marrëveshja do të parashikonte blerjen e dy avionëve në dy transhe.
Presidenti Vuçiq la të kuptohet si i ftuar në TV Prva vitin e kaluar, kur tha se i pëlqente që Serbia t’i blejë ata avionë, ndoshta edhe të rinj, pasi Kroacia blen të përdorur.