image Serbët nga Kosova nisen me autobusë drejt Beogradit për ta përkrahur betimin e Vuçiqit

Rajon

Serbët nga Kosova nisen me autobusë drejt Beogradit për ta përkrahur betimin e Vuçiqit

news image

Disa autobusë me serbë nga Kosova janë nisur për në Beograd këtë mëngjes për ta përkrahur Aleksandar Vuçiqin, i cili sot betohet si president para parlamentit të Serbisë, për një mandat 5-vjeçar.

Qytetarët serbë kanë mbajtur parulla në mbështetje të Vuçiqit ku shkruhej “President Vuçiq e gjithë Kosova është me ju” dhe “President faleminderit për mbrojtjen e Kosovës”Derisa Presidenti Vuçiq të jetë, do të ketë serbë në Kosovë”.

Një numër i madh i banorëve të komunës së Leposaviqit janë mbledhur herët dhe janë nisur për në Beograd për të marrë pjesë në ceremoninë solemne të betimit.

Para Kuvendit të Serbisë gjatë inaugurimit të Aleksandër Vuçiqit pritet të mblidhen rreth 150 deri në 200 serbë nga Kosova dhe me ta do të jenë edhe përfaqësues politikë të serbëve në Kosovë.

/GazetaSinjali/