image Serbët në mbështetje të Rusisë, pamje nga qendra e Beogradit

Rajon

Serbët në mbështetje të Rusisë, pamje nga qendra e Beogradit

news image

Qindra serbë u mblodhën sot në parkingun në qendër të Beogradit duke mbajtur flamujt e Rusisë, Serbisë, republikave të vetëshpallura të Luganskut dhe Donjeckut, dhe siç raporton gazetari i Nova.rs, të mbledhurit nxisnin për “mbështetje për Rusinë”.

Shumë prej tyre e kishin shkruar shkronjën “Z” në automjetet e tyre, ashtu siç po bëjnë edhe forcat ruse në automjetet ushtarake gjatë luftës në Ukrainë.

Plani ishte që kolona e automjeteve të bëjë një ‘tour’ në kryeqytetin e Serbisë.

Para nisjes së kolonës së veturave, janë dëgjuar thirrje “Serbët dhe rusët janë vëllezër përgjithmonë”.

Protesta në Beograd në mbështetje të pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Flamuj rusë dhe serbë, por edhe vetura me simbolin 'Z' parakaluan në rrugët e Beogradit më 13 mars, në mbështetje të pushtimit rus të Ukrainës.
Protesta në Beograd në mbështetje të pushtimit rus të Ukrainës. Serbi, 13 mars 2022.

/GazetaSinjali/