image Serbë e shqiptarë rrihen mes veti për një borxh në Shtërpcë

Siguri

Serbë e shqiptarë rrihen mes veti për një borxh në Shtërpcë

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar të cilët janë përleshur mes vete, pasditen e djeshme rreth orës 16:40 në Shtërpcë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, motivi i përleshjes ishte një borxh.

Policia njofton se gjatë përleshjes të gjithë të dyshuarit kishin marrë lëndime trupore, për çka edhe pranuan trajtim mjekësor.

“Shtërpcë 11.11.2020 16:40. Janë arrestuar 6 të dyshuar m/k, pasi që pas një mosmarrëveshje në mes tyre rreth një borxhi ka ardhur deri te rrahja mes tyre, ku si pasojë e rrahjes lëndime kanë pësuar të gjithë të dyshuarit të cilëve u është ofruar tretmani mjekësor. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt”, raporton policia.

Ndërkaq, Gazeta Sinjali mëson se tre nga personat e përfshirë në rrahje i takojnë komunitetin shqiptar, ndërsa tre të tjerë atij serb./Gazeta Sinjali/