image Senatori Schumer kërkon një mënyrë që TikTok-u të vazhdojë përdorimin

Aplikacione

Senatori Schumer kërkon një mënyrë që TikTok-u të vazhdojë përdorimin

news image

Udhëheqësi i demokratëve në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Chuck Schumer ka bërë thirrje që një kompani amerikane të blejë aplikacionin, në mënyrë që të mbrojë të dhënat e përdoruesve.

Sipas tij duhet gjetur një mënyrë e sigurt që TikTok-u të vazhdojë.

“Një kompani amerikane duhet ta blejë TikTok në mënyrë që të gjithë të mund ta përdorin atë dhe të dhënat tuaja janë të sigurta”, tha Schumer përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

Kujtojmë se, komapania Microsoft, në Shtetet e Bashkuara, ka konfirmuar se është duke vazhduar bisedimet për blerje të operacioneve të aplikacionit kinez, TikTok në territorin amerikan. /Gazeta Sinjali/