image Senatori Menendez pas takimit me Osmanin: Partneriteti SHBA-Kosovë është i fortë si kurrë më parë

Politikë

Senatori Menendez pas takimit me Osmanin: Partneriteti SHBA-Kosovë është i fortë si kurrë më parë

news image

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në senatin amerikan, Bob Menendez ka takuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani e cila ndodhet në Washington.

Pas takimit me presidenten Osmani, Menendez e ka falënderuar të parën e shtetit, për strehimin e afganëve duke theksuar se partneriteti SHBA-Kosovë është më i fortë se kurrë.

Kënaqësi ta pres presidenten Vjosa Osmani për një bisedë të rëndësishme për të luftuar ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor. I lumtur që pata mundësinë ta falënderoj atë për pritjen me zemër të hapur të Kosovës për afganët dhe refugjatët ukrainas. Partneriteti ShBA-Kosovë është më i fortë se kurrë”, ka shkruar ai.

/GazetaSinjali/