image Senatori amerikan paralajmëron tërheqjen e trupave nga Kosova nëse nuk hiqet taksa

Kosovë

Senatori amerikan paralajmëron tërheqjen e trupave nga Kosova nëse nuk hiqet taksa

news image

Senatori amerikan David Perdue ka reaguar pas mos marrjes së vendimit për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe dhe atyre të Bosnje e Hercegovinës.

Perdue përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Twitter, ka thënë se forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës e Serbisë për më shumë se dy dekada.

Sipas tij, nëse Kosova nuk është e përkushtuar për paqe, atëherë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të shqyrtojnë praninë e trupave aty, transmeton Gazeta Sinjali.

“Për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Tani, me progresin e bërë historik, Kosova duhet të bëjë pjesën e vetë dhe të shfuqizojë të gjitha detyrat e vendosura ndaj Serbisë. Nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar për paqe, atëherë SHBA duhet të rishqyrtojë praninë e saj atje”, ka shkruar Preude në Twitter./Gazeta Sinjali/