Senatori republikan në Komitetin për Punë të Jashtme, Jim Risch, ka uruar Kosovën për 14 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.
Risch ka shkruar se është e rëndësishme që të ripërtërihet përkushtimi i ShBA-së për procesin e paqes sepse rritja e jostabilitetit në Ballkan është shqetësuese.
“Sot, në Ditën Kombëtare të Kosovës, është e rëndësishme që të ripërtërijmë përkushtimin tonë ndaj procesit të paqes dhe të ndërtojmë mbi arritjet e bëra deri më tani. Rritja e paqëndrueshmërisë në Ballkan është shqetësuese, por unë mbetem i sigurt në përpjekjet e atyre që ecin përpara përballë vështirësive”, ka shkruar Risch në një postim në Twitter.