image Senati amerikan voton William Burnsin për drejtor të CIA-s

Botë

Senati amerikan voton William Burnsin për drejtor të CIA-s

news image

Senati i Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar William Burnsin si drejtorin e ardhshëm të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA).

Votimi ishte unanim dhe pa ndonjë vërejtje.

Burnsi është një diplomat me më shumë se 30 vjet përvojë dhe ka shërbyer në administratën e Obamës si zëvendëssekretar i shtetit, ndërsa për pozitën e kreut të CIA-s ishte nominuar nga presidenti Joe Biden. /Gazeta Sinjali/