image Senati amerikan miraton paketën stimuluese prej 1,9 trilionë dollarësh

Botë

Senati amerikan miraton paketën stimuluese prej 1,9 trilionë dollarësh

news image

Senati amerikan miratoi një plan masiv prej gati 2 trilionë dollarësh lidhur me pandeminë që pritet t’u vijë në ndihmë miliona amerikanëve.

Projektligji parashikon edhe një pagesë direkte prej 1,400 dollarësh, të cilën do ta përfitojë pjesa dërrmuese e amerikanëve.

Asnjë republikan nuk e mbështeti paketën e ndihmës, e cila do të rikthehet për miratim përfundimtar në Dhomën e Përfaqësuesve.

Pas një sesioni të maratonë Senati miratoi paketën e ndihmës prej 1.9 trilionë dollarësh, duke e sjellje Presidentit Biden edhe më pranë një fitoreje të madhe legjislative.

I premtova popullit amerikan se ndihma ishte në rrugën e duhur. Ne kemi bërë një hap tjetër gjigand përpara në përmbushjen e këtij premtimi”, tha presidenti Biden.

Votimi përfundimtar rezultoi sipas linjave partiake. Republikanë ishin të bashkuar kundër planit.

Senati nuk ka shpenzuar kurrë 2 trilionë dollarë në një mënyrë më të rastësishme ose përmes një procesi kaq pak rigoroz sesa këtë herë”, tha udhëheqësi i pakicës në Senat Mitch Mcconnell.

Paketa parashikon miliarda dollarë ndihmë për shtetet, shkollat dhe bizneset e vogla përfshirë pagesa të drejtpërdrejta për shumë amerikanë, prej 1400 dollarësh. /Gazeta Sinjali/