Ajri i ndotur po paraqet rrezik të lartë në shëndetin e njerëzve, në veçanti të fëmijëve.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ndotja e ajrit vret 7 milion njerëz çdo vit, ndërsa fëmijët janë ata që si pasojë e ajrit të ndotur, përballen me sëmundje të ndryshme.
“Fëmijët të cilët janë ekspozuar ndaj niveleve të larta të ndotjes së ajrit mund të jenë në rrezik më të madh për sëmundje kronike siç janë sëmundjet kardiovaskulare më vonë gjatë jetës”, shkruan OBSH.
Gjendje shqetësuese është edhe në shumë qytete të Kosovës si pasojë e lirimit të tymit, gazrave dhe djegies së thëngjillit.
Nga matjet e prezantuara nga Ambasada amerikane, del se rekordin e ndotjes së ajrit në Kosovë e mban Mitrovica, me shkallën 162, që është ajër i pa shëndetshëm, kurse Prishtina ka 160, aq sa e ka edhe Prizreni.
Nga matjet e prezantuara, Drenasi e ka ajrin më të mirë, që ka shkallën e ndotje e ka 104./Gazeta Sinjali/