image Selmanaj: Vendimi më i mirë i LDK-së në 20 vitet e fundit është rrëzimi i Qeverisë Kurti

Politikë

Selmanaj: Vendimi më i mirë i LDK-së në 20 vitet e fundit është rrëzimi i Qeverisë Kurti

news image

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se vendimi më i mirë i LDK-së është prishja e koalicionit qeverisës me Vetëvendosjen, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Selmanajt, VV-ja filloi ta përdorte LDK-në si një aksesor. Po ashtu, sipas tij Vetëvendosje filloi me shkelje të Kushtetutës, duke vazhduar pastaj me prishje të marrëdhënieve me kryeministrin e Shqipërisë.

“Filluan të përdorin LDK-në sikur një aksesor. Mendonin të përdornin dhe të na hidhnin tutje. Kurtin nuk e kam kuptuar kurrë në qeverisje. Filloi me shkelje të Kushtetutës. Pastaj me prishje të marrëdhënieve me partnerë dhe çka më ka lënduar më së shumti: izolimi total. U prishëm edhe me Shqipërinë. Dy kryeministra shqiptarë nuk flsinin. Filluan sanksionet. Menduam se për vendin është zgjidhja më e mirë që të rrëzohet qeveria. Mendoj se ndër vendimet më të mira në 20 vitet e fundit të LDK-së, është prishja e këtij koalicioni. Kemi arritur maksimumin brenda këtyre muajve”, tha ai në Pressing./Gazeta Sinjali/