image Selmanaj: Të përcaktohen në ligj afatet për presidenten për emërimin e Kyeprokurorit të Shtetit

Politikë

Selmanaj: Të përcaktohen në ligj afatet për presidenten për emërimin e Kyeprokurorit të Shtetit

news image

Kanë kaluar 7 muaj që kur Zyra e Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani e ka pranuar propozimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës për emërimin e Blerim Isufajt si Kryeprokuror të Shtetit, por nga 8 prilli ajo nuk e ka dekretuar ende.

E derisa në Kuvend sot u diskutua e miratua Projektligji për Prokurorin e Shtetit, deputeti i LDK-së Dritan Selmani,  në emër të LDK-së kërkoi përcaktimin e afateve për presidentin e vendit për emërimin e kryeprokurorit të shtetit.

“Jemi dëshmitarë dhe nuk është hera e parë me këtë presidente, por edhe më parë me presidenten Jahjaga kur Kosova për një periudhë 6 apo 7 muajshe, organi kryesor i akuzës ka mbetur pa kryeprokuror”, tha Selmanaj.

Deputeti I LDK-së shtoi se ky boshllëk ligjor sikur i ka lejuar presidenteve që të abuzojnë me këtë mundësi dhe për një kohë të gjatë organin e akuzës ta lënë pa kryeprokuror.

“Janë të deomosdoshme të përcaktohen afatet që brenda një periudhe presidenti i vendit të japi vlerësimin e vetë ose ta dekretoj kryeprokurorin ose ta refuzoj për arsye që ajo i di ose mund t’i ketë. E kjo që në ingerencën e saj të jetë që pa kufij ta lë në sirtarët e saj pozitën vakante të kryeprokurorit të vendit, mendoj se kjo është e padrejtë”, tha Selmanaj.

Më tej deputeti theksoi se duhet vendosur afatet edhe në këtë formë që brenda një periudhe të caktuar kur presidenti as nuk e dekreton e as nuk jep mendim negativ, të konsiderohet çështje e aprovuar.

/GazetaSinjali/