image Selmanaj takohet me përfaqësuesit e bashkësive fetare, diskutojnë për liritë fetare

Sociale

Selmanaj takohet me përfaqësuesit e bashkësive fetare, diskutojnë për liritë fetare

news image

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Driton Selmanaj, priti sot në takim përfaqësuesit e bashkësive fetare në Republikën e Kosovës, me të cilët diskutoi për Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë.

Siç bëhet e ditur në kumtesën zyrtare, përfaqësuesit e bashkësive fetare falënderuan qeverinë për punën që po bën në hartimin e këtij projektligji, si dhe shprehën gatishmërinë e tyre që të vazhdojnë të kontribuojnë në iniciativat e tilla ligjore.

Ndërkaq Selmanaj citohet të ketë folur për kontributin e bashkësive fetare gjatë gjithë procesit të hartimit të këtij Projektligji, si dhe t’i ketë siguruar ata që Qeveria e Kosovës do të ketë fokus të veçantë mbrojtjen e lirisë së besimit dhe të religjionit./Gazeta Sinjali/