image Selmanaj sqaron fotografinë me snajperistin që dyshohej se planifikoi atentat ndaj Kurtit

Politikë

Selmanaj sqaron fotografinë me snajperistin që dyshohej se planifikoi atentat ndaj Kurtit

news image

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka dalë me një sqarim pas publikimit të një fotografie ku shihej ai dhe snajperisti Prekë Kodra, që dyshohej se planifikonte atentatin ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Selmanaj përmes një shkrimi në Facebook ka treguar se si ka ardhur takimi i tij me snajperistin, për të cilin thotë se ishte takim i rastësishëm dhe se nuk u takua më asnjëherë me të.

“Ka qenë fundi i vitit 2020, unë isha rrugës në relacionin Prishtinë – Prizren dhe më merr në telefon Beg Salihi (mik i familjes sonë / vllau i gruas së djalit të axhës tim), ku më thotë që nëse ke pak kohë eja ta pijmë nga një kafe se i kam ca miq nga Shkodra. Unë për respekt për mysafirët nga Shqipëria ndalem në një restoran në fshatin Korishë të Prizrenit.

Aty kanë qenë dy mysafir nga Shkodra, miku i familjes sime dhe disa të afërm të mikut tim.Në restoran kemi qëndruar përafërsisht mbi 1 orë dhe nga ajo ditë personin në fjalë nuk e kam takuar kurrë. Pra kjo ka qenë hera e parë dhe fundit që e kam takuar dhe as atëherë dhe as sot emrin nuk ja kam ditur. Kjo ka qenë e gjitha! Çdo shpjegim apo intepretim tjetër është GABIM dhe GËNJESHTËR”, ka shkruar Selmanaj.

Njoftimi i plotë:

/GazetaSinjali/