image Selmanaj: Skenari i kishës serbe do të aplikohet në Kosovë përmes Kurtit, sikur në Mal të Zi nga Abazoviqi

Politikë

Selmanaj: Skenari i kishës serbe do të aplikohet në Kosovë përmes Kurtit, sikur në Mal të Zi nga Abazoviqi

news image

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka komentuar tekstin e publikuar nga BE-ja si plan për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta Sinjali.

Ky propozim ka gjithsej 11 nene, teksa Selmanaj është ndalur te paragrafi i dytë i nenit të shtatë.

“Paragrafi 2 i nenit 7 të Marrëveshjes parasheh: “Palët do ta zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të ofrojnë një nivel të lartë të mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane”, ka thënë ai.

Kështu, Selmanaj pyeti se “për çfarë zyrtarizimi po flasim?”.

“Për çfarë statusi të Kishës? Eksterritorialitet?!!!”, ishin pyetjet e Selmanajt, teksa në fund ka shprehur dyshimet e tij.

“Me shumë gjasë skenari i Kishës Ortodokse të Serbisë i cili u firmos me Malin e Zi përmes Dritan Abazoviqit, do të aplikohet edhe në Kosovë përmes Albin Kurtit”, shtoi ai.

Shkrimi i plotë i tij:

Paragrafi 2 i nenit 7 të Marrëveshjes parasheh:

“Palët do ta zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të ofrojnë një nivel të lartë të mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane”.

Për çfarë zyrtarizimi po flasim?

Për çfarë statusi të Kishës?

Eksterritorialitet?!!!

Me shumë gjasë skenari i Kishës Ortodokse të Serbisë i cili u firmos me Malin e Zi përmes Dritan Abazoviqit, do të aplikohet edhe në Kosovë përmes Albin Kurtit.

/GazetaSinjali/