Zëvendëskryeministri në detyrë, Driton Selmanaj, ka thënë se SHBA i ka vendosur sanksione Kosovës, para se të nënshkruhej marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë në Washington më 4 shtator 2020, shkruan Gazeta Sinjali.
Selmanaj u shpreh se është i bindur se disa nga sanksionet e SHBA-së ndaj Kosovës kanë qenë MiniSchengeni, ndalimi i 200 milionë dollarëve si ndihmë ushtarake për FSK-në.
“MiniSchengeni ka qenë pjesë e marrëveshjes së Washingtonit. Mos harroni se ne kemi shkuar atje pas një periudhe ku Kosovës, po nga ky shtet që jemi të varur, na ka vendosur sanksione; Na i ka ndalur 200 milionë dollarë në ditën e parë, na ka ndalur ndihmën ushtarake për FSK-në, pastaj trajnimet për FSK-në, na e ka ndalur njohjen e Xhamajkës, ka filluar të diskutojë tërheqjen e forcave ushtarake nga Kosova dhe ne silleshim me sportivitet”, është shprehur Selmanaj. /Gazeta Sinjali/