image Selmanaj: Rrëzimi i Qeverisë Kurti është vendimi më i mirë i LDK-së për 20 vite

Kosovë

Deklaratë/ Selmanaj: Rrëzimi i Qeverisë Kurti është vendimi më i mirë i LDK-së për 20 vite

news image

Deputetit të LDK-së, Driton Selmanaj, iu ndalë fjala në seancën e sotme nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Për aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me ligjshmërinë për masat e reja, Selmanaj tha se kryeparlamentarja, Vjosa Osmani po legjitimon vendimin e qeverisë duke anashkaluar nenin 56.

Selamanaj për Osmanin tha se ‘teoria e dikujt se LDK dhe strukturat e saj kanë devijuar, e kanë gabim”.

Kur u pyet për Osmanin se a ishte e të njëjtit mendim se taksa duhej të hiqej, ai tha se Osmani, nga fillimi vërehej hezitimi i saj.

“Në fakt dukeshin disa hezitime të zonjës Osmani, nga qasja e saj në Kuvend të Kosoves, kishte hezitim”, tha Selamanj.

Ai bëri të ditur se Kurtit iu është bërë e ditur se LDK do të largohet nga koalicioni qeverisës pas pandemisë Covid-19, mirëpo, ai tha se Kurti menjëherë e shkarkoi ish-ministrin e Brendshëm, Agim Veliun.

“Kurtit i dhamë kohë të tërhiqte vendimin, pasi ai nuk ka përvojë në qeverisje, mirëpo, ai nuk reflektoi, LDK ka qenë e detyruar ta marrë vendimin që ta rrëzojë këtë qeveri”, tha Selmanaj në T7.

Ai tha se vendimi për rrëzimin e Qeverisë Kurti ishte vendimi më i drejtë i LDK-së për 20 vite. /Gazeta Sinjali/