image Selmanaj: Qasja e Qeverisë për OSHP-në, nënkupton kapjen e institucionit

Politikë

Selmanaj: Qasja e Qeverisë për OSHP-në, nënkupton kapjen e institucionit

news image

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka thënë se janë kundër përbërjes së komisionit për OSHP-në.

Selmanaj në Kuvend tha tutje se OSHP është pa bord funksional dhe kjo sipas tij është e pakuptimtë.

Ai tutje tha se qeveria po bënë ndërhyrje në këtë bord.

Ne nuk jemi kundër përbërjes së komisionit por shqetësim është procesi si ka ardhur në kuvend. OSHP është edhe pa bord funksional dhe për neve është e pakuptimtë kjo qasje dhe nënkupton kapjen e institucionit. Në Kosovë ka më tepër se 4 raunde që praktika e konkursit nga ana e qeverisë përsëritet. Pasi të mbyllet konkursi, Qeveria i shton edhe tre emra tjerë. Qysh në start vendos pabarazi në prokurim. Kryeministri ka disa emra tjerë dhe nuk guxon që ky proces të vazhdojë kështu”, ka thënë ai.

/GazetaSinjali/