image Selmanaj: Po shesim përralla për njerëzit që janë duke na parë

Kosovë

Politikë/ Selmanaj: Po shesim përralla për njerëzit që janë duke na parë

news image

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, në seancën e jashtëzakonshme për taksën që është duke u mbajtur nga ora 11:00 në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se janë duke i shitur përralla njerëzve.

Ai këtë e ka thënë duke e kërkuar edhe heqjen e taksës. Selmanaj është shprehur se taksa është dashur të hiqet dje e jo sot, sepse sipas tij kjo është kërkesë e Amerikës.

“Po shesim përralla për njerëzit që janë duke na parë. Ne po e përdorim Serbinë si argument për ta degraduar qeverisjen. Amerika po na thotë hiqeni taksën. Çlirimin e kemi marr vetëm kur ka dashtë Amerika jo kur keni dashtë ju, pavarësinë e kemi marr kur ka dashtë Amerika jo kur keni dashtë ju, njohje po ashtu kur ka dashtë Amerika e jo kur keni dashtë ju. Tarifa ish dashtë me u largu dje, jo sot, për shkak të një kërkese të qartë të Amerikës”, ka theksuar Selmanaj.

Ai po ashtu ka thënë se të gjitha të tjerat do i marrim kur donë Amerika e jo kur duam ne.

“ Ju gabim po mendoni”, i ka thënë Selmanaj opozitës. /Gazeta Sinjali/