image Selmanaj pas reagimit të DASH-it: E tmerrshme, deklarata të tilla kanë bërë vetëm kundër Putinit e Asadit

Politikë

Selmanaj pas reagimit të DASH-it: E tmerrshme, deklarata të tilla kanë bërë vetëm kundër Putinit e Asadit

news image

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka reaguar pas qëndrimit të Departamentit Amerikan të Shtetit rreth ngjarjeve të djeshme në veri, ku u kritikua Qeveria e Kosovës për menaxhimin e situatës, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Slemanaj, ky qëndrim i DASH-it është goditje e rëndë për Kosovën, duke shtuar se deklarata të tilla janë bërë vetëm për shtete diktaktoriale.

“Departamenti Amerikan i Shtetit: ‘Veprimet në veri u bënë kundër këshillës tonë, veprimet e sotme do të kenë pasoja të pariparueshme në raportet mes SHBA-së dhe Kosovës.’ Deklarata të tilla nga SHBA-të, i kemi lexuar vetëm kundër Putinit, Asadit, Iranit, Kinës dhe vendeve tjera diktatoriale”, ka shkruar Selmanaj.

Madje, ai e cilësoi edhe si një situatë të tmerrshme, dhe se koordinimi me aleatët strategjikë është në interesat kombëtare.

“E tmerrshme! Është momenti i fundit që Albin Kurti dhe oborrtarët e tij, ta kuptojnë se veprimet në veri të vendit pa kordinim me aleatët strategjikë dhe pa ndërveprim me institucionet ndërkombëtare të sigurisë, epilog nuk do të kenë interesat tona kombëtare”, ka shtuar ai.

https://www.facebook.com/DritonSelmanaj2/posts/pfbid02x3b1nTRPgLDuWoKEC5PScZkFTRQ7XghQFuTioR87CnUGBEsT23Xxk9q9my18nzNwl?cft[0]=AZWGRH4XKHrTMTLMGDGC8Gyqe3i3qBKfOwWljEqWKNDTO0JgQ_QrqtoMnAccV-_-jcDmEo3IfJcc-hFZ96nD88h3wSQd4ckLE3Sn2h_xAjOp85E6RoXEox7GuEZsNzTnkYfelmjFkDyvJKfoA3R8ciLO&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/