image Selmanaj nuk ka lidhje me futboll, kjo është huqja e tij

Futboll

Selmanaj nuk ka lidhje me futboll, kjo është huqja e tij

news image

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Driton Selmanaj tregon se nuk ka njohuri në futboll, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai për ndeshjen më të rëndësishme që Kombëtarja e Kosovës është duke e zhvilluar ndaj Maqedonisë së Veriut, nuk i ka informacionet e duhura rreth asaj se për çfarë luan kombëtarja jonë.

Ai ka deklaruar se mjafton që Kosova të fitojë dhe t’i arkëtojë tri pikët, duke bërë një gabim pasi që ndeshja e sotme nuk ka asnjë rëndësi se sa pikë fitojnë, sepse ndeshja është me eliminim direkt, nëse Kosova sonte fiton, do të luajë në finale të playofit me Gjeorgjinë.

“Fitore minimale, mjafton 0-1 ose 1-2, me rëndësi që Kosova t’i fitojë tri pikë”, tha Selmanaj.

Kujtojmë që nëse Kosova arrin të fitojë sonte ndaj Maqedonisë së Veriut, do të ndeshet me Gjeorgjinë më 12 nëntor. /Gazeta Sinjali/