Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, nuk e ka përjashtuar mundësinë që të bëhet ministër në qeverine e rë të Kosovës.
“Nëse nesër do të jem ministër, të më shohin si shërbëtor”, ka deklaruar Selmanaj në Debat Plus.
Tutje ai ka përqeshur militantët e Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me qasjen e tyre kundrejt kundërshtarëve politikë.
Selmanaj ka thënë se militantët e partisë në pushtet shajnë e ofendojnë kundërshtarët politikë teksa “pinë redbull e hanë mish të terur”.
“Është një trushpëlarje e madhe që i bëhet qytetarëve nga politika. LDK-ja asesi nuk përpiqet që të bëjë shpëlarje truri. Është për keqardhje kur njerëzit i dallojnë njerëzit në të mire e në të këqij. Një grup i njerëzve pinë redbull, hanë mish të terur e i shajnë kundërshtarët politik”, ka thënë Selmanaj.
Selmanaj ka thënë se pret që së shpejti të formohet shumica e re parlamentare./Gazeta Sinjali/