Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka thënë se i vie keq që Kurti i beson një personi si Haki Abazit, i cili, sipas tij është elementi më përçarës brenda qeverisë.
“Zoti Kurti më vie keq që ju i besoni një njeriu si Haki Abazi, pikërisht ky person është elementi më përçarës brenda qeverisë. Ju Haki Abazi keni qenë i tillë edhe jashtë qeverisë, si shoqëri civile, ku më keni rekomanduar që të drejtojë organizatën Demokracia në Veprim, që më pas t’i eliminojmë organizatat e tjera, por unë nuk kam pranuar të hyj në këtë lojë”, është shprehur Selmanaj.
Selamanaj, theksoi që i vjen keq që një person si Haki Abazi ka filluar të ndikojë aq shumë brenda partisë së Vetëvendosje dhe qeverisë./ Gazeta Sinjali./