image Selmanaj: Kryeministri Hoti e merr bukën me veti në punë, më pyet edhe mu "a po don pak"

Kosovë

Selmanaj: Kryeministri Hoti e merr bukën me veti në punë, më pyet edhe mu “a po don pak”

news image

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti, merr ushqim me vete në punë, të cilin e përgatit në banesë.

Sipas tij, ai nuk e ka luksin si formë të jetesës së tij dhe nuk e sheh si mundësi pasurimin në politikë.

“Ne kemi një kryeministër që bukën e merr me veti, merr sandwicha në çantë edhe e han. Merr bukë të zezë, është goxha fit. Përgatitë në banesë të tij edhe më lutë kaniherë, a po don pak. Nuk e ka atë luksin formë të jetesës së tij, nuk e ka pasurimin në politikë si mundësi”, ka thënë ai në televizionin publik./Gazeta Sinjali/