image Selmanaj akuzon VV-në se ka mijëra njerëz që i paguan për të shpërndarë lajme të rreme

Politikë

Selmanaj akuzon VV-në se ka mijëra njerëz që i paguan për të shpërndarë lajme të rreme

news image

Zëvendëskryeministri në Qeverinë e Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se është njeriu më i sulmuar nga njerëzit e Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Gazeta Sinjali.

Selmanaj tha se ata janë të organizuar dhe në momentin që publikohet ndonjë lajm i rremë për të, shpërndarja e atij lajmi brenda pesë minutave arrin deri në 700.

“Në Lëvizjen Vetëvendosje unë e shof kur ndodh ndonjë lajm i rrem për mu, unë jam njeriu më i atakuar prej tyre, i ki deri në 700 share brenda 5 minutave. Kam info që ka mijëra njerëz që paguhen nga VV-ja për këtë punë”, tha Selmanaj në Kanal 10.

Ai po ashtu theksoi se aktualisht propaganda e linçimi janë duke e prodhuar këtë rezultat për VV-në.

/Gazeta Sinjali/