Deputeti i LDK-së Driton Selmanaj, ka folur për humbjen e madhe që pësoi kjo parti në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ai foli edhe për Vjosa Osmanin, e cila ishte dikur kandidate e LDK-së për kryeministre të vendit.
“Personat që fyenin, shanin liderin e partisë çmoheshin. Madje, madje arritëm deri në një stad sa e vendosëm edhe si kandidate për kryeministre”, tha Selmanaj.
“Si rezultat i eksperimentit që bëmë vendosëm në krye të garës tonë politike një person që kishte fyer, madje që kishte thënë edhe publikisht kreut të partisë se ky ‘u shërben grupeve mafioze” dhe ne e bëjmë kandidate për kryeministre. Kur nuk i fituam zgjedhjet ajo kandidate zgjedh të bashkëpunojë me partinë rivale”, tha ai në t7.