image Selmanaj: Edhe borë pse po bie i ka fajet LDK-ja

Kosovë

Deklaratë/ Selmanaj: Edhe borë pse po bie i ka fajet LDK-ja

news image

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Driton Selmanaj ka thënë se gjithmonë LDK-ja do të fajësohet, madje edhe borë pse po bie, është faji i LDK-së.

“Edhe borë pse po bjen është LDK-ja fajtore, gjithmonë na fajësojnë ne, sepse LDK-ja është e vetmja parti që merr përgjegjësi në procese të rëndësishme”, është shprehur Selmanaj.

Ai gjithashtu ka theksuar se marrëveshja finale me Vetëvendosjen është arritur me kërkesat fillestare të LDK-së.

“Marrëveshja finale me Vetëvendosje është arritur me kërkesat fillestare të LDK-së”, tha ai.

Selmanaj, deklaroi që LDK-ja u pozicionua në të njejtën vijë me qëndrimin amerikan./ Gazeta Sinjali/