Dy partitë opozitare Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) po konsiderojnë se me dakordimin në Ohër me Serbinë, kryeministri Albin Kurti ka shkelur çdo vijë të kuqe.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës thonë se kanë frikë nga ajo se çfarë mund t’i sjell Kosovës kryeministri Kurti nga takimi i dy majti në Bruksel.
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj e ka kritikuar Kurtin për ndërrim qëndrimesh.
Madje ai pohon se në takimin e 2 majit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, Kurti mund t’i sjell Kosovës dhe ato dëme që do të jenë një trashëgimi e rëndë.
“Fatkeqësisht me marrëveshjen e Ohrit Kurti ka shkelur çdo vij të kuqe që shteti i Kosovës dhe e them institucionet e Kosovës kanë vendosur tash e shumë vite. Me marrëveshjen e Ohrit kemi bindjen që është tejkaluar edhe Asociacioni madje edhe shumë çështje të tjera. Në këtë kontekstin asgjë pozitive nuk presim nga ky kryeministër më. Ajo çka presim ne është, ose kemi frikë nga sjella e tij e papërgjegjshëm sepse dëmet që do të i’a sjell Kosovës në raport me Serbinë duket që do të jenë një trashëgimi e rëndë për secilin që jeton në Kosovë”, tha ai.
Ai tha se nga takimi i dy majit i paraparë që të zhvillohet në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk mund të ketë asgjë pozitive, duke shtuar se Kurti mund edhe t’i tejkalojë marrëveshjet paraprake duke bërë tolerime.
“Prandaj asgjë pozitive nuk pres nga takimet e tilla, përkundrazi i pres më shumë frikë dhe më shumë shqetësim lidhur me atë se çka mund të na sjellë, me marrëveshjen e Ohrit ky na ka treguar që ky është në gjendje që gjithçka të pranoj, fatkeqësisht gjithçka të pranoj, madje të tejkaloj edhe ato marrëveshje të cilat janë arritur dikur ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë”, tha ai për EO.