image Selmanaj - Bajqinovcit: Të respektoj katërfish më shumë që kur u fotografove me Adem Jasharin më 2020

Kosovë

Selmanaj – Bajqinovcit: Të respektoj katërfish më shumë që kur u fotografove me Adem Jasharin më 2020

news image

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka folur para deputetëve për 100 ditëshin e parë të Qeverisë Hoti, për punët e kësaj qeverie të cilat i vlerëson si suksese.

Sipas Selmanajt, Qeveria Hoti solli rezultate të mira në fushën e diplomacisë.

Por, paraqitja e “sukseseve” të kësaj qeverie, nxiti reagimin e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, i cili i tha Selmanajt “Leje zëvendëskryeministër se nuk keni letërnjoftima që dy vjet për popullin e Kosovës. Jeni që dy muaj pa patentë shofer, e na flisni neve për suksese të qeverisë”.

Këto deklarata të deputetit të LVV-së shtynë Selmanajn që të marr përsëri fjalën, për t’i thënë Bajqinovcit se respekti i tij është katërfishuar në momentin që ky i fundit doli në fotografi me komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jasharin, në vitin 2020.

“Unë ju kam respektuar shumë edhe më parë kur jeni marrë me aktivitete të ndryshme. Por, respekti im ndaj jush më është katërfishuar në momentin kur keni dalë në fotografi me Adem Jasharin në vitin 2020”, i ka thënë Selmanaj Bajqinovcit, duke ia kujtuar atij gafën që bërë në mars të këtij viti, duke publikuar një fotografi me Rifat Jasharin, mbi të cilin shkroi “me bacën Adem”./Gazeta Sinjali/