image Selimi- Veliut: Me fjalë të Thaçit po ec prej shpie

Kosovë

Deklaratë/ Selimi- Veliut: Me fjalë të Thaçit po ec prej shpie

news image

Shefi i Grupit Parlamentar, Rexhep Selimi, ka thënë se me fjalë të Thaçit, Veliu po ec prej shpije.

Selimi ka thënë se në mbledhje të qeverisë asnjëherë nuk është folur për gjendje të jashtëzakonshme duke theksuar që Veliu nuk ka dëgjuar temat në mbledhje por fjalët e Thaçit.

“Asnjëherë nuk është folur në mbledhje për gjendje të jashtëzakonshme, e nëse Agim Veliu thotë që ka dëgjuar atëhere ai nuk paska dëgjuar bisedën në mbledhje por po atë ditë paska dëgjuar fjalët e Thaçit, edhe po ec prej shpije”, është shprehur Selimi.

Ndërkaq në një lidhej telefonike në Debat Plus, Agim Veliu tha se Rexhep Selimi po spekulon dhe se ai nuk do të duhej të ishte fare aty në emision./ Gazeta Sinjali/