image Selimi thotë se në Gjykatën Speciale nuk ka gjykatës që shkarkohen nga pronto

Politikë

Selimi thotë se në Gjykatën Speciale nuk ka gjykatës që shkarkohen nga pronto

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka thënë se në Gjykatën Speciale nuk ka gjykatës që mund të shkarkohen nga pronto.

“Nëse nuk e keni ditur se gjykata themelohet për të gjykuar e keni pasur gabim, ata nuk ishin gjykatës që mund të shkarkohen nga pronto, është e kundërta, ata edhe të shkarkojnë”, tha Selimi.

Selimi gjithashtu tha se kur u votua themelimi i Gjykatës Speciale në Kuvend, atëkohë ishte kryeministër Hashim Thaçi dhe thoshte që kjo gjykatë do ta pastrojë luftën e UÇK-së.

“A nuk ishte UÇK e pastër atëherë kur thoshit se kjo gjykatë do ta pastrojë luftën e drejtë të UÇK-së?. A nuk e  sollëm vet këtë gjykatë për të cilën tani po ankohemi?”, u shpreh Selimi.

“Në atë kohë Qeveria e Kosovës ka qenë sponzorizuese, në atë kohë ishte Thaçi kryeministër. A nuk iu thoshte se kjo gjykatë s’ka të bëjë me UÇK-në, por me individët”./ Gazeta Sinjali/