Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, pas takimit me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin, në një konferencë për media tha se Ministria e Drejtësisë është në përfundim për Ligjin e Gjykatës Komerciale.
“E njoftova për disa iniciativë që kanë të bëjnë me çështjet civile, siç është çështja e pronave. E informova që MD-ja është në përfundim për Ligjin për Gjykatën Komerciale e cila do të jetë gati në tetor”.
Selimi tha se do të japin të gjitha kapacitetet e mundshme për Ligjin e Prishtinës.
“Do të ofrojmë gjitha kapacitetet për Ligjin e Prishtinës. Legjislacioni sekondar ka të bëjë me policinë e Komunës, mbrojtjen e qytetarëve të komunës dhe pronave”, u shpreh ai./ Gazeta Sinjali/