Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, e ka komentuar deklaratën e presidentit Hashim Thaçi, i cili mbrëmë i ftoi në shtëpinë e tij kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin dhe ushtruesin e detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën.
Selimi tha se presidentit i është ndalur fryma gjatë prononcimit, shkruan Gazeta Sinjali.
“Kjo çfarë po shihet qartë e që s’mund ta fsheh askush, as përkrahësit e tij është njëfarë shqetësimi kaq i madh i tij.. ku me sa unë e dēgjova duke e dëgju mjaft shpesh në televizor, këtij edhe fryma iu ndalke diqysh sikur me qenë shumë i shqetësuar. Njëfarë shqetësimi deri në ç’akordim të mendimit”, tha Selimi.
Ndërsa kur u shtrua hipoteza se dridhja e zërit ka mundur t’i ndodhë Thaçit nga intervenimi kirurgjik që ka pasur, Selimi në RTV Dukagjini tha se “me sa di unë ai intervenimin s’e ka pasë në gojë”. /Gazeta Sinjali/