Shefi i Grupit Parlamentar, Rexhep Selimi, duke iu referuar presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit, tha se “ai mund të duket pak i çmendur por nuk është fort budall”.
Selimi për dhomën e përgjimeve në Postë, tha se kjo është shpifje e qëllimshme e presidentit Thaçi, me qëllim ta gënjejë opinionin dhe ta mbajë fokusin aty.
“Mund të duket pak i çmendur por nuk është fort budall, ai nuk i bën rasisht shpifjet, kur i hedh në opinion aj i hedh me tendencë, edhe nëse nuk është e vërtetë ai tenton të na mbaj me një gënjeshtër”, tha Selimi në Debat Plus./ Gazeta Sinjali/