Ish-ministri i Drejtësisë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Selim Selimi, ka reaguar pasi që Rrahman Rama paraqiti dorëheqjen e tij nga pozita e komandantit të Forcës së Sigurisë e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Selimi e ka quajtur shkarkim lirimin e Ramës nga kjo pozitë, duke thënë se sot është shkarkuar një patriot i vërtetë.
Ai nuk e ka komentuar zëvendësimin e tij me Bashkim Jasharin, nipin e Adem Jasharit.
“Me Gjeneral Ramën kemi punuar bashkë në shumë projekte nacionale. Është patriot i vërtetë. Ka sjellë FSK në këtë piedestal. Puna e tij është historike. Zëvendësimi i tij është Jashar andaj nuk mundem të komentoj. Sot pushteti ka shkarkuar një patriot e një ushtarak vizionar”, shkroi ai në Twitter./GazetaSinjali/