image Mehaj takon Ramën: Eksperienca profesionale e tij e rëndësishme për detyrën e re - Sinjali

Mehaj takon Ramën: Eksperienca profesionale e tij e rëndësishme për detyrën e re

news image

Ministri i Mbrojtjes dhe FSK-së, Armend Mehaj është takuat sot me gjeneralin Rrahman Rama, i cili dje dha dorëheqje nga posti i Komandantit të FSK-së.

Mehaj përmes një postimi në Facebook, ndër të tjera ka përmendur edhe angazhimin e ri të Ramës.

Eksperienca e madhe profesionale dhe lidershipit ushtarak të Gjeneral Ramës do të jetë shumë e rëndësishme për diplomacinë tonë të mbrojtjes dhe sigurisë në detyrën e re në RACVIAC”, ka shkruar Mehaj.

“RACVIAV” është Qendra Rajonale e Ndihmës për Verifikimin dhe Zbatimin e Kontrollit të Armëve, në Kroaci.

Ndër të tjera shprehi falënderim ndaj Ramës për bashkëpunimin dhe koordinimin e ngushtë përgjatë periudhës tetëmujore të punës së përbashkët.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin