image Selimi i VV-së: Opozita kanë ndryshuar qëndrim për taksën, nuk e kanë të qartë çfarë janë duke kërkuar

Kosovë

Deklaratë/ Selimi i VV-së: Opozita kanë ndryshuar qëndrim për taksën, nuk e kanë të qartë çfarë janë duke kërkuar

news image

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, në seancën e jashtëzakonshme e cila po mbahet për tarifën 100%, tha se opozita nuk kanë paraqitur kërkesë uniteti, kanë qëndrime kontraverse për taksën si dhe për reciprocitetin.

“Opozita nuk janë të qartë se çfarë po duan, heqjen e taksës së menjëhershme apo mos-heqjen e taksës ndaj produketeve të Serbisë dhe Bosnjës edhe pse kanë mbledhur nënshkrimet për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme. AAK mendon ndryshe ndërsa PDK me liderin e saj Thaçin ndryshe. Opozita nuk kanë qëndrim të njejtë, ata kanë ndryshuar qëndrime”, është shprehur Selimi në kuvend.

Ndërkaq, Selimi theksoi se Vetëvendosje është e qartë se çfarë është duke bërë dhe se për këtë nuk kanë asnjë dilemë./ Gazeta Sinjali/